Partneriteti Moneygram me Canada Post

Postuar me: 2020-12-28

MoneyGram njofton sot një zgjatje pesë-vjecare të partneritetit me Canada Post. Rinovimi lejon klientët e MoneyGram të vazhdojnë të transferojnë para dhe të paguajnë fatura në mbi 5,000 zyra Canada Post në të gjithë Kanadanë.

''Ne jemi të entuziazmuar për të zgjatur partneritetin tonë me Canada Post për pesë vite të tjera, ndërsa vazhdojmë të zbatojmë planin tonë për të zgjeruar partneritetin tonë me kompanitë më të mëdha të tregjeve financiare ''-u shpreh Alex Holmes, Kryetar i Bordit Drejtues dhe Drejtor i Përgjithshëm i MoneyGram Int. ''Për gati dy dekada, MoneyGram dhe Canada Post kanë bashkëpunuar për t'i mundësuar klientëve në Kanada të dërgojnë ose marrin lehtësisht para nga familja dhe miqtë në të gjithë globin. Gjatë viteve, ne jemi bërë partneri i preferuar i Canada Post duke pasur parasysh forcën e kompanisë sonë ,shtrirjen e platformës globale dhe strategjinë tonë bashkëpunuese,për të përmirësuar më tej përvojën e klientit. Kohëzgjatja e kontratës është një dëshmi e forcës së partneritetit tonë, dhe unë jam i ngazëllyer për potencialin e rritjes përpara.''

EVENTET E FUNDIT

1 vit pa Ilir Adilin

Dega Elbasan

eReja - Institucion i Parasë Elektronike